Akademia Ushtarake Mjekësore njoftoi, se dy studentët bullgarë të cilët u transportuan ditën e diele me aeroplan ushtarak nga qyteti kinez Wuhan deri në Bullgari, dhanë rezultate negative për sëmundjen vdekjeprurëse koronavirus. Studentët janë nën karantinë në Klinikën e Sëmundjeve Infektuese pranë akademisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Do të bëhen analiza suplementare për ripohimin e rezultateve. Në klinikë presin bashkatdhetarë të tjerë me dyshime për këtë sëmundje, por ekspertët theksojnë, se pasi u ndërprenë fluturimet direkte nga Kina, fluksi i udhëtarëve u ul.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..