Deputetët e Patriotëve të Bashkuar prapë e vunë në rendin e ditës propozimin që në fshatrat të krijohen reparte të vullnetarëve të cilët të ndihmojnë policinë në sigurimin e rendit. Ideja parashikon që të ketë kritere në zgjedhjen e vullnetarëve dhe ata të stërviten nga Ministria e Punëve të Brendshme, kështu që të jenë në gjendje të patrullojnë dhe të garantojnë sigurinë e rajonit përkatës. Krahas kësaj ata duhet të kenë të drejtën të bëjnë arrestime civile deri në ardhjen e policisë. Për të evituar mundësinë që njerëz të papërshtatshëm të hyjnë në ato reparte, kriteret e zgjedhjes do të jenë të rrepta. Sipas patriotëve në ato reparte mund të hyjnë ish nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe anëtarë të grupeve të gjuetisë.
Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në pyje në BE që nga fillimi i vitit 2024, pas Qipros. Kjo është bërë e ditur në Facebook nga përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje. Të dhënat janë nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në..
Ka shumë gjasa që kjo të jetë mbledhja e fundit e rregullt e Këshillit të Ministrave, deklaroi në fillim të takimit ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev. Ai dëshiroi të raportojë mbi aktivitetet e qeverisë së përkohshme. “Detyra..
Zjarri, i cili të mërkurën shkaktoi katastrofë në komunat Harmanli dhe Topollovgrad, është vënë nën kontroll, njoftoi drejtori i zjarrfikësve të Haskovos, Mitko Çakallov. Flakët kanë mbuluar 12 000 dynymë pyje, barëra të thata dhe shkurre. Në..
Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje..
Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë..