Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilla të dobishme pas Brexitit

Në ndihmë të shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe

Foto: EPA/BGNES

Kushtet, në të cilat Briatnia e Madhe del nga BE-ja janë përcaktuar në Marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Londrës për Brexitin, e cila parashikon një periudhë kalimtare deri më 31 dhjetor 2020. Deri atëherë legjislacioni evropian do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Të drejtat e të gjitha shtetasve evropianë, të cilët kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar para përfundimit të kësaj periudhe kalimtare, janë të garantuara nga Skema e qëndrimit të përhershëm (EU Settlement Scheme). Për këtë arsye shtetasit bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të personave me shtetësi të dyfishtë, duhet të aplikojnë për status të qëndrimit sipas kësaj skeme. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë dhe bullgarët, të cilët kanë certifikatë për qëndrim të përhershëm (permanent residence).

Me këtë skemë njerëzit mund të marrin statut paraprak të qëndrimit (pre-settled status) dhe statut të qëndrimit (settled status). Për të dytin mund të aplikojnë bullgarë, të cilët në vazhdim të 5 vjetëve të fundit kanë jetuar në territorin e Britanisë së Bashkuar.  Secili aplikant është detyruar të deklarojë se është i padënuar.

Aplikimi sipas skemës së qëndrimit të përhershëm është falas dhe bëhet në mënyrë elektronike – nëpërmjet aplikacionit mobil, me të cilin skanohet çipi i pasaportës. Njerëzit, të cilët nuk kanë çip në pasaportën e tyre  duhet t’i dërgojnë dokumentet e tyre origjinale (letërnjoftimin apo pasaportën pa çip) në Home Office për kontrollim të dokumenteve. Afati i aplikimit është deri më 31 qershor 2021.

Pas marrjes së statusit sipas skemës, shtetasit bullgarë mund të gëzojnë të gjitha të drejtat, të cilat i kanë pasur derisa Mbretaria e Bashkuar ishte pjesë e BE-së – të drejtën e qëndrimit, akses në tregun e punës, akses në sistemin social dhe të sigurimit, në sistemin e shëndetësisë dhe kështu me radhë.

Të afërmit, fëmijët dhe anëtarët e familjes, të lindur pas 31 dhjetorit 2020 mund të bashkohen me të afërmit e tyre pas përfundimit të periudhës kalimtare dhe lidhja familjare duhet të ketë qenë faktike tek 31 dhjetori 2020 dhe të vazhdojë të ekzistojë edhe në datën e bashkimit familjar.

Studentët,  të cilët tashmë studiojnë në Britaninë e Madhe kanë të drejtën të aplikojnë sipas skemës së qëndrimit të përhershëm dhe do të mbarojnë arsimin e tyre në përputhje me kushtet, në të cilat kanë filluar të studiojnë.

Kualifikimi profesional i fituar para fundit të periudhës kalimtare do të vazhdojë të njihet në shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas fundit të vitit 2021 do të hyjnë në fuqi dispozitat e reja të lidhura me imigracionin në Britaninë e Madhe, të cilat tani për tani nuk janë të sqaruara.

Më shumë informacion dhe doracak të aplikimit sipas Skemës për qëndrim të përhershëm mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës bullgare në Londër - http://bulgarianembassy-london.org/brexit/.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD