Në një fjalim të drejtuar popullit bullgar Presidenti Rumen Radev shpalli zyrtarisht se ia heq besimin qeverisë, sepse ajo nuk vepron në interes të qytetarëve. Duke nënvizuar se tashmë tre vjet me radhë ai i bën thirrje kabinetit që të punojë në mënyrë të përgjegjshme, Radevi tha se nuk e bë këtë si oponent politik, por si kreu i shtetit i shqetësuar për të ardhmen e Bullgarisë.
Jemi dëshmitarë të krizës së ashpër në të gjitha nivelet e qeverisjes. Mungon vullneti për reforma dhe kundërvënien e korrupsionit. Shkelja metodike e ligjit na çoi deri në paralizën e sistemeve dhe institucioneve të tëra publike – një situatë që është pa analog në historinë e tranzicionit bullgar.
Qytetarët e Pernikut dhe fshatrat në regjion janë pa ujë të pijshëm, kurse qeveria nuk është gati ta ndërmarrë përgjegjësinë politike për këtë. Djegia e plehrave që importohen nga jashtë helmon ajrin tonë. Bullgaria nuk është depo mbetjesh dhe askush nuk ka të drejtën të kërcënojë shëndetin e bullgarëve, duke ofruar fitim për pak afaristë me proteksione shtetërore, tha gjithashtu Presidenti.
Qeveria po përgatit reforma të bordit valutor “pa bërë zë”. Legjislacioni mbetet peng i interesave private dhe të korporatave, varfëria dhe pabarazia janë në rritje. Organet shtetërore kërcënojnë ata që nuk pajtohen me politikën e tyre, ka një fushatë kundër lirive të qytetarëve. Qeverisja aktuale çon deri në prishjen e themeleve të shtetit. Kjo nuk mund të vazhdojë më, tha Rumen Radevi dhe bëri thirrje për bashkim në emër të drejtësisë dhe të ardhmes së Bullgarisë.
Fjalimi i Presidentit është politik, komentoi Kryeministri Bojko Borisov disa qrë pas deklaratës së Presidentit Radev. “Për mua ai nuk është President, sepse e ndan kombin”, tha Borisovi. Ai shtoi se të dy me Presidentin nuk kanë pika të përbashkëta “përveç mbledhjeve të pakuptimta të Këshillit Konsultativ, në të cilat kurrë asgjë nuk kemi zgjidhur”.
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për..