Qendrat kryesore ekonomike – Sofja, Plovdivi dhe Varna janë vende të preferuara për punë të mbi 1.2 mln vetave në fund të vitit 2019, tregon një analizë e Institutit për Ekonomi të Tregut. Të punësuarit në kryeqytet janë mbi 700 000, në Plovdiv ata janë 324 000, në Varna – 229 000. Shumë interesante është situata në Veliko Tërnovo, ku gjatë vitit 2019 është arritur rekord absolut i punësimit në Bullgari. Atje 80 për qind e popullsisë aktive punon, që është një dukuri e rrallë madje në plan botëror. Sa i përket arsimit, që është faktori më i madh për krijimin e vendeve të reja të punës, Sofja është para të gjitha qyteteve të tjera me më shumë të punësuar me arsim të lartë. Faktori demografik është rreziku më i madh për punësimin regjional. Një shembull i tillë është Montana, ku punësimi i popullsisë në moshë aktive ulet me 15 për qind në krahasim me një dekadë përpara dhe tani për tani nuk ka indikacione se mund të ketë ndryshim pozitiv.
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 tetor të këtij viti. Në të parën insistohet që vota të numërohet plotësisht dhe në të dytën –..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues. Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë..
Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Edicioni i nëntë i projektit “Poezia në metro” hapet sot dhe do të vazhdojë deri më 23 dhjetor. Iniciativa e Institutit të Kulturës Polake në Sofje do t'u..
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendëssekretarin e shtetit të SHBA-së për menaxhimin е resurseve,..
Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin..