Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish-drejtoresha e BNR-së Polja Stançeva para Radio Bullgarisë:

Radioja Kombëtare Bullgare gjendet në një themel të qëndrueshëm, i cili është vështirë të shkatërrohet

85 vjet pas themelimit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), historia e saj ende nuk është studiuar mirë dhe media jonë po vazhdon të befasojë. Këtë e ripohojnë faktet e reja dhe rrethanat e së kaluarës së këtij institucioni publik, të paraqitura në dokumentarin e ri të ish-drejtoreshës së përgjithshme të BNR-së Polja Stançeva (2001-2007) – “Nga qyteti drejt botës”.

Filmi në fakt është një vazhdim i pjesës së parë “Plumb kundër plumbit”, xhiruar me rastin e 80 vjetorit të medias më të vjetër elektronike publike në Bullgari.

Bëra provë që të rikrijoj ndjenjën e eterit, tha Polja Stançeva para Radio Bullgarisë.Radioja në të vërtetë është eter dhe tingull.

Ndër faktet kureshtare të zbuluara në pjesën e dytë të filmit është se radio-rrjeti që ka ekzistuar deri në vitet 30 të shekullit të kaluar ka qenë shumë më i madh, sesa dihej deri tani, sepse në të janë përfshirë jo vetëm transmetuesit në Varna, Stara Zagora dhe Sofje, por edhe “Radio Shkupi”, e cila ka transmetuar në gjuhën bullgare gjatë Luftës së Dytë Botërore /1941-1944/.

Ka pasur ide për t’u krijuar një radio-urë midis qyteteve bregdetare pranë Detit të Zi Varna (në bregun bullgar) dhe Sevastopol (në bregdetin jugperëndimor të Krimesë) – na tregon autorja e filmit Polja Stançeva. – Për fat të keq kjo radio-urë nuk është realizuar, por transmetuesit janë vendosur në bregun e Detit të Zi – një transmetues afër fshatit bullgar Kamenar dhe akoma një tjetër – në anijen “Nadezhda” /”Shpresa”/. Më vonë ata kanë luajtur një rol shumë të rëndësishme gjatë Luftës Ballkanike, sepse me ndihmën e tyre bullgarët kanë arritur të marrin informacion të përhapur nga selia e ushtrisë turke. Akoma një fakt kureshtar është se anija e famshme ushtarake “Druzki” e ka zhytur anijen turke “Hamide” me ndihmën e anijes “Nadezhda”, por jo me armë, por nëpërmjet radio-stacionit në bordin e saj, i cili kambytur lidhjen me selinë e përgjithshme të ushtrisë turke”.

Kjo ngjarje, sipas fjalëve të Polja Stançevës nuk është harruar – me nënshkrimin e Traktatit të Neuilly-sur-Seine (në nëntor të vitit 1919), Bullgaria humbi të drejtën për të pasur radio të vet. Ky ndalim mbeti në fuqi deri në vitin 1927, kur filluan provat e para për radio-transmetime, ndërsa gjatë javës së fundit të muajit nëntor 1929 u dëgjuan fjalët emblematike “Alo, alo – Këtu është Radio Sofja”.

Megjithë kthesat e historisë, që në vetë fillimin e vet të vendosur me urdhrin e Mbretit Boris III nga data 25 janar 1935, Radioja Kombëtare Bullgare nuk ka ndaluar të zbatojë funksionin e vet publik – t’u sigurojë informacion të vërtetë dhe të dobishëm dëgjuesve të vet.

Ajo është krijuar si një media moderne evropiane, e cila u është përgjigjur kërkesave të kohës – thotë Polja Stançeva. Deri më sot e kësaj dite radioja kurrë nuk u joshet fituesve. Gjithmonë fituesit e kanë kërkuar radion. Mendoj se kjo është një prej formulave të suksesshme që aplikohen edhe sot.

Sa i përket rolit dhe vendit të Radio Bullgarisë në shumëllojshmërinë programore të BNR-së ish-drejtoresha e përgjithshme e medias deklaroi se radioja nuk ka kufij dhe se me ndihmën e teknologjive moderne digjitale mund të arrijmë në çdo sekondë deri në të gjitha skajet e botës.

Sigurisht që Radio Bullgaria, e cila flet në kaq shumë gjuhë, mund të dëgjohet kudo dhe kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Radio Bullgaria është një pasuri e madhe, sepse që në vitin 1935 së pari Radio Varna filloi të flasë në frëngjisht. Radio-stacioni “Elza” (kështu është i njohur transmetuesi radio-telegrafik LZA), trashëgimtar i të cilit është Radio Bullgaria, transmetonte lajme të shkurtra në esperanto, ndërsa në vitin 1937 filluan emisione në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht. Që nga atëherë radioja shton vetë gjuhë të reja, në të cilat flet dhe i drejtohet botës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD