Në prag të Ditës botërore të radios dhe të televizionit, Radioja Kombëtare Bullgare festoi jubileun e vet të 85-të dhe shpërndau çmimet e veta vjetore për gazetari. Ceremonia u zhvillua në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare në praninë e nëpunësve të medias - zëra të tanishëm dhe të dashur nga e kaluara, miq nga rrethet shoqërore, mes të cilëve dhe Nënpresidentja Iljana Jotova.
“Viti i kaluar 2019-të qe një vit i trazuar dhe dinamik, por profesionalistët e Radios Kombëtare Bullgare mundën t’u rezistojnë erërave të stuhishme në emër të misionit, të cilin shoqëria ua ka dhënë.” Me këto fjalë drejtori i ri Andon Balltakov iu drejtua të pranishmeve, para dekorimit të gazetarëve të dalluar.
“Çmimin e madh “Sirak Skitnik” në emër të drejtorit të parë të Radio “Sofjes” e mori drejtori programor i Radios Kombëtare Bullgare Martin Minkov. Gazetari me përvojë 40-vjeçare profesionale - nga një reporter përmes detyrës së korrespondentit në Shkup, deri në drejtuesin e lajmeve dhe transmetimeve, ishte dalluar për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias. Ai mori dhe çmimin “Zëri i artë”, i cili jepet nga gazetari Kevork Kevorkjan për nder të bashkëshortes së tij Nadezhda Xheneva.
“Kjo është një shkelje e lirisë së shprehjes – tha ai pas marrjes së çmimeve, duke komentuar përpjekjet për cilësimin e gazetarëve nga ama e autoriteteve. Kur u përmbahesh normave profesionale dhe etiketit dhe nuk kallëzon, ti ke të drejtë të shprehësh mendimin tënd, pavarësisht se kujt i pëlqen kjo apo jo. Asnjëherë nuk mund të ketë justifikim për shkelje kundër profesionalizmit të e një gazetari.”
Stefka Bakërxhieva nga Programi Regjional i BNR-së në qytetin Burgas u bë mbajtësja e sivjetshme e çmimit individual për gazetari për shkak të realizimit të fushatave të shumta sociale në ndihmë të njerëzve të pafavorsizuar. Kurse çmimi kolektiv për gazetari i ishte dhënë Radios së qytetit të Plovdivit për vargun e transmetimeve me titull “Ëndrrat dhe realiteti - bashkërisht”, të cilat u kushtohen ngjarjeve nga fushata Plovdivi – kryeqyteti evropian i kulturës”.
“Qyteti Plovdiv është ajo pjesë e botës, e cila ka vënë themelet e qytetërimit tonë perëndimor – thaMarin Danev, kryeredaktor i Radio Plovdivit. Prandaj dhe ndihemi në mënyrë të këndshme në këtë qytet me histori tetëmijë vjeçare, që mban në vetvete frymën e mijëra brezave, të cilët kanë ndërtuar dhe krijuarbashkë. Në sajë të tyre sot e kemi Plovdivin, të cilin që të gjithë sot e njohin si qyteti i kulturës dhe i unitetit”.
Me ide të Këshillit Publik të Radios Kombëtare Bullgare ishte dhënë dhe çmim i veçantë – për të promovuar gazetarinë e lirë dhe të përgjegjshme, i cili shkoi tek ekipi i programit “Horizont” – programi informativ i Radios Kombëtare Bullgare.
Gjatë këtij viti Radioja Kombëtare festoi edhe një jubile tjetër – 60-vjetorin e “Big Band”-it të vet. Orkestra ka një histori të jashtëzakonshme, sepse përpara saj kanë qëndruar solistë të njohur nga të gjitha brezat. Pikërisht “Big Band”-i bashkë me “Korin e Fëmijëve të Radios” dhe me grupin vokal “Radiofëmijët”, formuan gjendjen festive të mbrëmjes.
Theks në të u bë dhe transmetimi i një fragmenti nga filmi i ri “Nga qyteti drejt botës” të Polja Stançevës, kushtuar historisë së Radios Kombëtare Bullgare.
Radio Bullgaria po kështu mori pjesë me nominime të veta për çmimet e radios – të Redaksisë së Gjuhës Turke në lidhje me analogjinë e saj me tregime të shkurtra bullgare në gjuhën turke, të Redaksisë “Internet” dhe të reporteres Gergana Mançeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani Petrova dhe BTAShfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..