Në lashtësi bizonët kanë populluar tokat trake, por me përparimin e qytetërimit dhe me prerjen e pyjeve popullimi i tyre ka filluar të pakësohet. Derisa një ditë në fillim të shekullit të kaluar në Kontinentin e Vjetër u zhduk dhe përfaqësuesi i fundit i këtij lloji të specieve shtazore.
Një kope prej 7 bizonëve evropianë prej disa muajve jeton në liri në parkun e gjuetisë “Studen Klladenec” në malet Rodope. Pak nga pak bizonët evropianë kthehen në natyrën e egër në sajë të përpjekjeve për rivendosjen e tyre në mjedisin e natyrshëm me ndihmën e përfaqësuesve të paktë në parqet zoologjike. Projekti realizohet nga Rewilding Europe dhe nga Bashkimi i Gjahtarëve dhe i Peshkatarëve në Bullgari.
Gjatë vitit 2013 nga qendrat e mbarështimit në Gjermani tek ne mbërritën kafshët e parë. Ata kaluan disa vjet në një hapësirë të rrethuar, derisa u përshtatën me mjedisin e ri. Ndërkohë lindi dhe bizoni i parë. Sot gardhet rrethuese janë hequr dhe bizonët i gëzohen jetës së tyre të lirë.
“Bizonët tanimë po përshtaten, por që të mund të themi se plotësisht janë përshtatur me natyrën, duhet të paktën të kalojë një vit kalendarik dhe kafshët të provojnë vështirësitë e çdo një stine - thotë Hristo Hristov, përfaqësues për Bullgarinë i nismës pan-evropiane për rimëkëmbjen e natyrës së egër Rewilding Europe. Në parim, që të rimëkëmbet ndonjë lloji i zhdukur, është e domosdoshme të jenë në dukje kafshë të lindur në natyrë dhe ato në radhë të vet të krijojnë një brez të ri. Sa u përket bizonëve evropianë ky proces do të jetë i gjatë, sepse ata arrijnë pjekuri gjatë vitit të katërt dhe lindin minimum në moshën 5 vjeçare.”
Aktualisht në hapësirën e rrethuar jetojnë akoma bizonë të tjerë, të cilët herët ose vonë po kështu do të dalin në liri. Fillimisht në natyrë do të lirohen disa kafshë femra, që të mund të shtohet mbarështimi i tyre.
“Tani për tani ne nuk i lëmë bizonët, të cilët janë të lirë, të përballojnë vetë situatën dhe u ndihmojmë - thotë akoma mbrojtësi i natyrës. Qëllimi ynë është që ata të qëndrojnë në fermën e drerëve, që të mund të vërejmë sjelljen e tyre. Dhe gjithmonë u japim nga diçka të vogël si ushqim, pavarësisht se ata mundin të ushqehen dhe vetë. Bizonët evropianë kullosin bar, hanë degët e shkurreve dhe të pemëve, marrin myshkun nga gurët.”
Kthimi i bizonëve evropianë është me rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e natyrës së egër në Rodope. Sipas Hristo Hristovit në pjesën lindore të malit tanimë janë rivendosur pothuajse të gjitha llojet e kafshëve të zhdukura - mes tyre janë kuajt e egër, drerëtеrëndomtë dhe hutat.
“Presim që kthimi i bizonëve të ndikojë pozitivisht, me qenë se ato janë pjesë e barngrënësve të mëdhenj, kurse çdo një nga këta kafshë e ka vendin e vet në natyrë - shton ai. Atje ka vend po kështu dhe për shqiponjat mbretërore, edhe për korbat blu, edhe për shumë më tepër lloje të fluturave dhe të hardhucave. Kështu që shpresojmë që me ndihmën e përbashkët të kafshëve barngrënëse të mëdhenj të mund të kemi një larmi biologjike më të pasur. “
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Staffan Widstrand / Rewinding Europe dhe Rewilding Rhodopes
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..