Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kemi nevojë për konsensus për euron dhe për “marrëveshjen e gjelbër”

Kryeministri Borisov
Foto: KM

Derisa nuk kemi konsensus të plotë, nuk do të nxitojmë me hyrjen në “dhomën e pritjes” të Eurozonës (ERM2), premtoi Kyreministri Bojko Borisov. Gjatë shënimit të përvjetorit të 30-të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë, Borisovi shpjegoi se në asnjë shtet që e ka pranuar monedhën e përbashkët evropiane, nuk ka pasur tendenca negative financiare të provokuara nga euroja.

Kur hyjmë në ERM2 nuk do të kemi nevojë për rezervë monetare dhe menjëherë 5 miliona euro mund të përdoren për ndërtimin e rinovimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për trena të reja.

Sa i perkës “marrëveshjes së gjelbër” të BE-së Borisovi tha se Bullgaria ka nevojë për akoma 10-15 vjet për tranzicion ndaj ekonomisë me neutralitet karboni dhe se për këtë vendim gjithashtu na duhet konsensus në shoqërinë tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD