Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë vitit 2020

Foto: BGNES

Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, e krijuar gjatë vitit 1992 me misionin të ndihmojë shtetasit bullgarë, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë jashtë kufijve të vendit, ka përgatitur një program të pasur për ta edhe gjatë vitit 2020. Përpara Radio Bullgarisë Lili Spasova, eksperte kryesore në institucion, deklaroi se përmes festivaleve dhe forumeve të tjera shteti do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e hapësirës etno-kulturore bullgare dhe për ndërtimin e lobeve bullgare jashtë vendit.

Mes prioriteteve të Agjencisë është puna me fëmijët. Në këtë lidhje gjatë vitit 2020 theksi do të vihet mbi 350 shkollat bullgare të së dielës nëpër 6 kontinentet. “Duke u nisur nga fakti se leximi në gjuhën bullgare është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bullgarët e vegjël të cilët rriten jashtë shtetit, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit do të jetë bashkëorganizatore dhe një institucion përkrahës i Konkursit të IV-të Ndërkombëtar të Shkollave për Lexim në Gjuhën Bullgare “Az, Buki, Vedi”. Gjatë vitit 2020 mikpritës i tij do të jetë shkolla “Shën Princi Boris i I” në Aahen – Gjermani”, shënon Lili Spasova.

Në prag të 147-vjetorit e vdekjes heroike të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, bashkë me qendrën Bullgaro-Amerikane për Trashëgimi Kulturore në Çikago u zhvillua olimpiada shkollore “Levski-2020”. Do të zhvillohen akoma iniciativa të tjera të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit mes të cilave janë edicioni i 24 i konkursit letrar “Stefan Geçev”, konkursi i 19 për piktura “Bullgaria në ëndrrat e mia”, konkursi i 11 për të kënduar “Ljubka Rondova”, Folkloriada dhe Spartakiada.

Do të vazhdojmë të përkrahim krijuesit e talentuar bullgarë jashtë kufirit – vazhdon Lili Spasova  dhe rikujton se sipas traditës Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit i përkrah përfaqësuesit e Bullgarisë në konkursin e këngëve “Eurovision”. Gjatë viteve të kaluara ky forum u shndërrua në një kauzë bashkuese për bullgarët jashtë shtetit. Sipas rregullave votimi është i mundshëm nga territori i shteteve të tjera. Dhe bashkatdhetarët tanë e shfrytëzojnë rastin – “i përkrahin dhe ndjehen të fuqizuar me pjesëmarrësit bullgarë, të cilët u sjellin vetëdije dhe krenari”.

Lili Spasova nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit vë në dukje akoma se po punohet gjithnjë e më shumë në dobi të bullgarëve jashtë Bullgarisë, duke mbajtur një komunikim efektiv me ta. Në radhë të vet, përfaqësuesit  e bashkësive bullgare përfshihen me dëshirë  në iniciativat e Agjencisë, kurse kjo lind miqësi të reja dhe zbulon talentet dhe potencialin e tyre në kulturë, në artet e ndryshme dhe në sport.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD