Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Financim bullgar për 7 vende, ndër të cilat janë Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Këshilli i Ministrave
Foto: Ani Petrova

Qeveria aprovoi arritjen e marrëveshjeve për dhënien e ndihmës financiare për zhvillimin e 7 shteteve – Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Ukraina, Moldavia, Armenia dhe Vietnami. 10 projektet e financuara nga Bullgaria janë për 325 mijë euro dhe janë për rritjen e cilësisë së arsimit dhe për garantimin e aksesit të barabartë në kushtet e mjedisit multikulturor në vendet partnere.

Projektet do të ndihmojnë hartimin e masave për rritjen e kapacitetit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për ndihmë të demokracisë dhe për formimin e shoqërisë m; aktive civile nëpërmjet inkurajimit të aktiviteteve të të rinjve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD