Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingëllimi ballkanik dhe suingu takohen në "Strange Suite" të Ateshhan Juseinovit

Foto: @AteshTayfa

Ateshhan Juseinov ka marrë arsimin e vet në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. I përkushtuar kitarës, ai u bë i njohur si anëtar i formacionit "fusion" “Zone C”. Bashkë me Petër Rallçevin /fizarmonikë/ dhe Stojan Jankullovin-Stunxhi /bateri/, themeloi trion “Zig-Zag”. Rezultati nga bashkëpunimi i tyre i shkëlqyer  është albumi “Kur bletët mbledhin mjaltë”.

Ivo Papazov - Ibrjama /klarinetë/ – një instrumentist jashtëzakonisht i talentuar dhe i njohur, e ftoi Ateshhan Juseinovin në projektin  “Panair” (Fairground), i cili fitoi dekoratën e BBC-së për "world music" gjatë vitit 2005. Ateshhan ka marrë pjesë dhe në projekte të shumta ndërkombëtare, mes të cilave "Balkan Khans". Në këtë sfidë muzikore marrin pjesë artistë prej katër brezave - virtuozi i violinës Venci Takev, kampioni botëror për dy herë me radhë në beatbox Aleksandër Dejanov SkilleR, kompozitori Nikollaj Ivanov, i cili u bie disa instrumenteve, dhe mjeshtri i gajdes dhe i daulles Koljo Ivanov.

Përpara pak kohe Ateshhan Juseinov incizoi albumin e vet solo, të titulluar "Strange Suite" (“Suita e çuditshme”). Producent është Dimitër Panev – një bullgar i cili jeton në Gjermani. Në sajë të tij albumi Strange Suite është bërë nga "Riverboat Records" në lidhje me përvjetorin e 30-të të kompanisë muzikore. Albumi i kushtohet themeluesit të "Riverboat Records" Phil Stanton, i cili ka qenë  një adhurues i madh i muzikës së Ateshhan Juseinovit. Ja se çfarë tregon vetë kitaristi për projektin e tij:

Albumi është për kitarë, me qenë se e vendosëm me producentin tim të hyjmë më aktivisht në festivalet evropiane për kitarë të "muzikës world". Pjesët në album janë dhjetë, ku shumica prej tyre i kam incizuar gjatë viteve të kaluara. Në të kam ftuar miq-muzikantë të ndryshëm. Emrin e albumit e jep një nga këngët në të.  Ajo është me një tingëllim ballkanik, vende-vende ka dhe suing. Aleksandër Dejanov SkilleR është mes miqve të posaçëm. Me të kemi punuar para kohe dhe në projekte të tjera, por tani vendosëm se kitara në kombinim me beatbox-in tingëllon në mënyrë origjinale. SkilleR me shumë mjeshtëri riprodhon tingëllime të instrumenteve të ndryshme, jo vetëm ato të perkusionit. Kështu që të dy në të njëjtën skenë gjithmonë provokojmë interes të madh si tek ne ashtu dhe jashtë vendit”.

Në albumin "Strange Suite" një rol shumë të rëndësishëm vokal ka dhe bashkëshortja e kitaristit, këngëtarja Venera Todorova. Ajo merr pjesë në dy pjesa. Dy muzikantë të tjerë shumë të njohur po kështu japin kontributin e vet në projekt - Kostadin Gençev /fyell/ dhe Stojan Jankullov-Stunxhi /bateri/.

Gjatë vitit 2020 albumi do të prezantohet në të gjitha festivalet e mëdha tek ne – në Forumin e xhazit në qytetin Stara Zagora, në Festivalin e xhazit në Bansko, në festat e arteve “Apollonia” në Sozopol dhe "Jazz Fest" - Ruse.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD