Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon të mos udhëtohet deri në Itali dhe Kinë

Foto: mfa.bg

Lidhur me përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 në Itali dhe më saktë në Italinë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon bullgarëve të udhëtojnë deri në Itali në rajonet ku u zbulua virusi vetëm në se është e domosdoshme. Shtetasit bullgarë këshillohen gjithashtu të përmbahen nga frekuentimi i veprimtarive publike, të respektojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet vendore. Duke marrë parasysh situatën me epideminë në Kinë, Ministria shtoi indeksin e riskut të udhëtimit deri në këtë vend në nivelin më të lartë 5, gjë që do të thotë paralajmërim për ndërprerjen e të gjitha udhëtimeve dhe braktisjen menjëherë të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD