Ndeshja e kthimit të 1/16 të finaleve të League Evropa midis kampionit bullgar Lludogorets dhe grandit italian Inter do të luhet në bazë të programit ditën e enjte në “San Siro” në Milano. Në stadium nuk do të lejohet publik për shkak të epidemisë nga koronavirusi. Vendimi për zhvillimin e ndeshjes është njoftuar nga Inter Ludogorets, por duhet të ripohohet dhe nga UEFA. Mbetet në fuqi rekomandimi i Ministrisë së Jashtme që tifozët e skuadrës bullgare të mos të udhëtojnë për në Itali. Të gjithë përkrahësit e skuadrës Ludogorets, të cilët kanë blerë bileta do të mund të rimarrin paratë.
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..