Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët me depozita bankare pësojnë humbje të konsiderueshme

Foto: EPA/BGNES

Mbi 1 mlrd euro në vit janë humbjet e bullgarëve me depozita bankare për shkak të inflacionit. Bullgari investon vetëm 2.4 për qind prej kursimeve të veta në kapital të vet, ose në kompani. Në Evropën Lindore këto investime janë 20 për qind e kursimeve. Suedezët dhe finlandezët investojnë më shumë prej buxhetit familjar në aksione dhe në kapital të vet. Atje ky lloj investimi përbën 40 për qind prej aktiveve të familjeve. Në sfondin e depozitave humbëse bankare në Bullgari, aktualisht në vend ka mbi 15 000 kompani, të cilat gjatë tri viteve të fundit kanë të ardhura në rritje të realizuara nga shitjet, ndërsa fitimi i tyre operativ rritet me mbi 25 për qind. Investimet në to janë më fitimprurëse madje nga ato në pronësi të patundshme – një investim që preferohet nga bullgarët, pohojnë konsulentët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD