Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi toll nis të punojë pjesërisht nga 1 marsi

Foto: BGNES

Sistemi toll për taksat rrugore në pjesën e tij tregtare nis punën më 1 mars, tha ministrja regjionale Petja Avramova. Sistemi do të përfshijë 3 115 kilometra nga 20 mijë kilometra gjithsej rrugë republikane. Afro  17 mijë kilometra rrugë mbeten falas për trafikun e ngarkesave. Ministrja Avramova theksoi, se në se gjatë tri muajve pas hyrjes së sistemit toll nuk do të realizohen të ardhurat e pritura nga 225 milion euro, nga qershori tarifat do të ndryshohen. Për shkak të pakënaqësisë së transportuesve nga çmimet e aparateve elektronike për faturim deri më 27 mars distanca e kaluar do të matet nëpërmjet hartave të itinerarit. Këtë e kontraktuan transportuesit me kryeministrin Bojko Borisov. Ministrja Avramova theksoi, se në protestat e transportuesve ka edhe nxitje politike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD