Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev bëri thirrje për një plan operativ kundër presionit të migracionit në kufijtë e BE-së

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Në një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për miratimin e një plani operativ për veprim kundër presionit të migracionit drejt kufijve tokësorë të BE-së. Sipas fjalëve të Presidentit mbrojtja e kufijve tokësorë të BE-së është me rëndësi kyçe për sigurinë e shtetasve evropianë dhe për ndalimin e përhapjes së krizave brenda Bashkimit. Ai rikujtoi se që gjatë vitit 2017, ai ka parashtruar një plan të tillë, duke e përfaqësuar vendin tonë Këshillin Evropian.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Petër Dimitrov

Ndotja e naftës pranë Kerçit është larg Bullgarisë dhe shkon drejt Detit Azov

Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..

botuar më 24-12-20 3.27.MD

Westinghouse fillon studimet për furnizimin me karburant për njësinë 6 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..

botuar më 24-12-20 3.16.MD

Kryetarja e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova: "Heronjtë janë bullgarët jashtë vendit"

Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..

botuar më 24-12-20 9.39.PD