Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të rishqyrtojë çmimet e gazit me Azerbajxhanin

Foto: BGNES

Bullgaria do të rishqyrtojë çmimin e gazit që do të importojë nga Azerbajxhani nga tetori i këtij viti. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i Firmës “Bullgargaz” Nikollaj Pavllov. Kjo për arsye se çmimi i gazit kontraktuar  me Azerbajxhanin është më i lartë, pasi “Gazpromi” uli me 40 për qind çmimin e gazit rus për Bullgarinë. Tani ka bazë për diskutime dhe Bullgaria do të insistojë për lidhjen e çmimeve me ato të bursave të gazit, shtoi Pavllovi. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova tha, se çmimi i gazit natyror që tani e tutje do të caktohet çdo muaj në përputhje me çmimet në qendrat ndarëse të gazit në Itali, Gjermani dhe Francë. Deri tashti çmimi varej vetëm nga vlera e derivatit të naftës pa marrë parasysh tregun spot.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD