Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.
Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.
Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.
Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.
Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..