Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti autentik dhe kolorit Razllog tërheq me festivalet dhe me kuzhinën vendase

Vetëm 6 kilometra  nga vendpushimi më i vizituar gjatë periudhës së dimrit - Bansko, gjendet qyteti Razllog. I vendosur në kufirin midis tri maleve - Rilla, Pirin dhe Rodopet, qyteza përbën një vend të qetë për pushim gjatë gjithë vitit. Turistëve u pëlqen shumë të kthehen aty, të tërhequr nga mikpritja e njerëzve vendas, nga koloriti dhe entuziazmi me të cilin ata ruajnë traditat dhe zakonet e veta dhe jo në vend të fundit - nga ushqimi i shijshëm me të cilin lavdërohet kjo krahinë.

Që nga kohërat e stërlashta në qytetin Razllog në fillim të Vitit të Ri dalin kukerët /burrë të maskuar të veshur zakonisht me rroba prej lëkure/. Në këtë mënyrë, me dëbimin ritual të së keqes, vendasit  e përcjellin vitin e vjetër, prandaj dhe festivali qyet “Starçevata”.

Kryqëzimi i itinerareve turistike përmes qytetit është Muzeu Historik i qytetit Razllog. “Miqtë nga jashtë mbeten me përshtypje shumë të forta nga mënyra, në të cilën ne i ruajmë traditat dhe zakonet tona, kuriozitetet interesante historike të cilat i kemi” - thotë drejtoresha e muzeut Hristina Manova:

Madje dhe shtëpia, në të cilën gjendet muzeu është një shtëpi e vjetër rilindëse, e ndërtuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19. Atmosfera popullore shtëpiake është e ruajtur plotësisht dhe çdo gjë flet për jetën e njerëzve nga ajo kohë. Muzeu ruan kujtimin përmes tri ekspozitave të përhershme, ku çdo vit mundohemi të ketë diçka e cila të jetë e ndryshme, e re, por gjithmonë mundohemi të ketë diçka  e cila të tregojë traditat, zakonet, veshjen popullore me qëndisjet tona karakteristike nga krahina-sepse ato janë pasuri për njerëzit nga krahina e qytetit Razllog. Në këtë mënyrë numri i turistëve tek ne ritet me çdo një vit që po kalon.


Ekziston edhe një traditë tjetër dimërore, e cila mbledh pjesëmarrës dhe miq të shumtë nga afër dhe nga larg. Kjo është Dita e Gjyshes Mami më 21 janar. Kjo është dita e gruas, e cila ndihmon të vijë në këtë botë  jeta e re. Kjo është një festë e vjetër dhe shumë e madhe për qytetin. Në vallen e qytetit kapen që të gjitha gratë, të cilat janë bërë gjyshe gjatë vitit që ka kaluar. Ato në mënyrë të detyruar janë të veshura me veshje tradicionale dhe në djepe të posaçme të vëna pas shpine vendosin nipërit dhe mbesat e tyre.


Veshja jonë popullore është e zbukuruar me bollëk me qëndisje të punuara me dorë të quajtura zapeski. Ato vendosen në fund të mëngëve dhe në mënyrë simbolike ruajnë gruan e cila i mban nga forcat e këqija. Në varësi nga kjo se në çfarë gjendje familjare është gruaja, ajo mban qëndisje karakteristike. Në bazë të tyre e dallojnë nëse ajo është e martuar, nëse është vjehërra, kështu që asgjë në veshje nuk është e rastit. Qëndisja kuptohet dhe vlerësohet lartë nga gratë më të reja në qytetin Razllog. Shpesh vijnë në muze, marrin modele, punojnë qëndisje, rinovojnë veshjen dhe e veshin me raste të ndryshme dhe festa të ndryshme. Kur vesh një rrobe të tillë me qëndisje krijohet një gjendje e veçantë dhe kjo grua e ndien veten të bukur”.

Njerëzit në qytetin Razllog ruajnë si një pasuri të vet dhe dialektin e vet karakteristik vendas, i cili duket i pakuptueshëm dhe i çuditshëm për turistët, të ardhur nga krahinat e tjera të vendit. “E folura tonë karakteristike u bën përshtypje njerëzve me butësinë e vet dhe me fjalët jashtëzakonisht të çuditshme, kurse turistët bile mundohen që ti mbajnë mend” - thotë Hristina Manova:

Çdo gjë tek ne iu duket interesante. Turistët kthehen, sepse e pëlqejnë kuzhinën tonë vendase. Më karakteristike për këtë krahinë është kapamaja. Kjo është një lloj gjelle, e cila përgatitet me lloje të ndryshmi mishi, me lakër arme, me oriz, me verë dhe me erëza të shumta. Gatuhet në zjarre të avashëm nga 5 deri më 8 orë. Kjo gjellë gatuhet në çdo një shtëpi, kryesisht gjatë muajve të dimrit. Ka akoma shumë gjellë tradicionale me të cilat lavdërohet krahina tonë. E mira është se për të gjitha përdorim produkte vendase. Ka akoma shumë gjella tradicionale me të cilat lavdërohet krahina jonë. Në territorin tonë punojnë dhe mandra të shumta për qumësht, kemi dhe prodhues të mishit. Me rëndësi është se, njerëzit nga qyteti Razllog janë shumë mikpritës. Ata i duan miqtë, i presin me zell të madh dhe shumë shpesh rastis që turistët të thonë se pikërisht për shkak të mikpritjes bujare  kthehen për pushim në qytetin Razllog."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, ilovebulgaria.eu, @museum.razlog dhe Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD