Zv. Kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov merr pjesë në forumin më të madh ekonomik në Afrikën Qendrore “Uganda – BE”. Forumi zhvillohet në Kampala. Valeri Simeonov është në kryeqytetin e Ugandës me ftesë të organizatorëve.
“Duhet të krijojmë lidhje ekonomike ndërmjet shteteve të Afrikës Qendrore dhe biznesit bullgar, sepse marrëdhëniet tona me këtë rajon jashtëzakonisht të pasur dhe me perspektivë janë pak të zhvilluara”, tha Simeonovi.
Zëvendës shefi i Parlamentit bisedoi me Kryeministrin e Ugandës Ruhakana Rugunda dhe pritet se do të takohet me Presidentin Yoweri Kaguta Museveni dhe me Ministren e tregtisë Amelia Anne Kyambadde
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..