Një studim i agjencisë sociologjike “Alpha Research” shpalli se është regjistruar rritja e kërkimit të informacionit për koronavirusin në vend,një frikësim i matur nga situata e krijuar dhe një vlerësim pozitiv për masat e ndërmarra kundër sëmundjes nga ana e autoriteteve bullgare.
75 % nga qytetarët e rritur ndjekin informacionin për atë që po ndodh në Bullgari për ditë, 19% nga koha në kohë, kurse të painteresuarit janë mezi 6%. Numri i kufizuar i rasteve të regjistruara deri në këtë moment në Bullgari, çon deri në një farë uljeje të emocioneve. Pas ekzistencës së ripohuar të virusit në vend pjesamë e madhe e bullgarëve (55%) janë të shqetësuar, 34% nuk janë dhe kaq të shqetësuar, kurse tepër të shqetësuar ndihen 11% nga bullgarët. Po vihet re një dallim kureshtar midis qëndrimeve të më të rinjve dhe këtyre mes më të moshuarve.
Të rinjtë janë më të shqetësuar, por ata jo në të gjitha rastet respektojnë rekomandimet, kurse tek më të moshuarit, të cilët janë dhe grupi më i rrezikuar, shqetësimi është më i ulët. Sipas ekspertëve, këto tendenca paradoksale rrjedhin nga mënyra e jetesës së njerëzve. Frikësimi tek të rinjtë ushqehet dhe nga fakti se ata komunikojnë dhe udhëtojnë më aktivisht, kurse të moshuarit udhëtojnë më pak dhe ndoshta për këtë arsye ndihen dhe më të qetë.
Masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizimin e shpërndarjes së koronavirusit vlerësohen pozitivisht. Sipas 67% nga bullgarët e anketuar ata janë adekuate duke pasur parasysh situatën e krijuar. 19% e të anketuarve mendojnë se masat duhet të jenë më të rrepta, kurse sipas 14% të bullgarëve disa nga kufizimet janë të panevojshme. Në këtë drejtim po kështu vihen re dallimet e brezave. Më të moshuarit dhe njerëzit më pak të shqetësuar kanë pritje dhe për masa më të rrepta, kurse më të rinjtë dhe më të shqetësuarit i mendojnë se janë të tepruara. Kjo tregon në mënyrë indirekte se pavarësisht nga shqetësimet, më të rinjtë mbase nuk do të ndryshojnë në mënyrë radikale mënyrën e vet të jetesës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..