Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra “Dianopolis” – thesar kulturor në një qytet të vogël bullgar

Dirigjenti Konstantin Ilievski: “Dianopolis” ka një vend të posaçëm në zemrën time”

Dianopolis është një nga emrat e vjetër të qytetit të sotëm Jamboll, të krijuar aty rreth vitit 293. Atëherë perandori  Dioklecian i viziton këto vende dhe i mahnitur nga natyra e bukur, vendos të themelojë qytet. I jep emrin Diospolis. Më vonë qyteza merr emra të ndryshëm, një prej tyre është Dianopolis. Kështu titullohet dhe orkestra e dhomës e qytetit Jamboll, e cila gjatë vitit 2018 festoi përvjetorin e vet të 50. Orkestra “Dianopolis”e cila ka shpëtuar gjatë viteve të krizës ekonomike është një thesar i vërtetë kulturor për njerëzit në qytetin tonë jugor. Në qoftë se bëjmë një krahasim me traditat në Evropën Perëndimore, 50 vjet nuk janë kushedi sesa  për një ansambël. Për një vend si Bullgaria, në të cilin muzika profesionale bën hapat e vet serioz në fund të shekullit të 19, dhe për një qytet si Jamboll, popullsia e të cilit është nën 70 000 veta, kjo fare nuk është pak.

“Orkestra është e krijuar nga Nikollaj Sulltanov – tregon Konstantin Ilievski, dirigjent kryesor i orkestrës “Dianopolis”. Maestro Sulltanov  vite të tëra me radhë ka drejtuar orkestrën dhe është kujdesur për rritjen e tij profesionale. Ai ka treguar një “krijimtari të vërtetë  administrative” dhe në sajë të kësaj grupi i gëzon adhuruesit e vet dhe sot. Në qoftë se duhet të përgjithësoj, solist dhe dirigjent  të orkestrës kanë qenë pothuajse të gjithë muzikantët e njohur bullgarë, por fare nuk janë pak dhe miqtë e huaj. Orkestra ka pasur turne në Gjermani, Itali.. Koncert mjeshtre është Krasimira Sulltanova. Ajo është vajza e maestro Sulltanovit, i cili ka dhe djalë-Gjeorgji Sulltanov, një tenor i njohur bullgar. Krasimira posedon cilësi të shkëlqyera profesionale, një nga koncert-mjeshtret më të mira në Bullgari. Me të dhe me kolegët e tjerë ndajmë idenë  se orkestra është një bashkësi prej individualistëve. Më shumë se 6 vjet punojmë bashkë dhe ndiejmë se kemi bërë një hap serioz përpara. Kjo qe vlerësuar dhe nga Lidhja e Krijuesve Muzikorë në Bullgari, e cila vjet na dha dekoratën e vet prestigjioze “Lira e Kristaltë”-një nder i madh për grupin tonë.”

Krahas me programet interesante të koncerteve, Konstantin dhe kolegët e tij krijojnë një traditë të vazhdueshmërisë.

“Mendimi im është se, kolegët të cilët kanë një stazh shumëvjeçar , duhet të mbeten në orkestër sa më shumë që të jetë e mundur, që të mund të nxjerrim maksimumin nga përvoja e tyre dhe t’ia transmetojmë brezit të ardhshëm. Kjo praktikë prej shekujve ekziston në Evropë, mjeshtëria e krijimit të muzikës orkestrale transmetohet pikërisht kështu. Pavarësisht nga angazhimentet e mia jo të pakta, “Dianopolis” ka një vend shumë special në zemrën time. Më qe dhënë  një besim i madh në fillim dhe kjo më dha mundësi të realizoj idetë e mia muzikore dhe prej menaxheri. Jemi të lumtur me diskun, të cilin e incizuam gjatë vitit të kaluar, me programet e suksesshme, në të cilat ftuam si solistë emra me famë botërore. Kemi dhe një përkrahje të madhe nga bashkia e qytetit Jamboll.

Mbeti vetëm të shtojmë se, që nga muaji janar 2020, Konstantin Ilievski është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Radios Sllovake. Po, vazhdojnë shfaqitjet e tij në Austri dhe në vende të tjera të Evropës me orkestrën Sinfonietta dell’Arte, drejtor muzikor i së cilës  është tanimë 23 vjet . “Gëzohem shumë se jam një mik-dirigjent i rregullt i Filarmonisë së Sofjes. Krenohem po kështu se, puna ime me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare përpara 2 vjetëve qe vlerësuar me “Lirën e Kristaltë” në kategorinë për arritje të dirigjentëve. Po vazhdoj të jem mik-dirigjent i një sërë orkestrave evropiane, si dhe i shumë bullgare - në qytetet Vidin, Vraca, Gabrovo, Pazarxhik. Këto takime me kolegët dhe publikun janë shumë të këndshme dhe më mbushin me energji.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD