Për herë të parë që prej shumë vitesh gjatë vitit 2019 u shënua ulje e ankesave me 10 për qind, njoftojnë nga Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Komisioni është organi i cili kontrollon respektimin e të drejtave dhe interesave të bullgarëve në blerjet, në zgjedhjen e operatorëve turistikë, në tregtinë përmes Internetit, në promovimet, në nënshkrimin e kontratave me operatorët e celularëve e kështu me radhë. Në faqen e vet Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve jep këshilla sesi të evitohen kurthet e tregtarëve jo korrektë, si konsumatorët të kërkojnë të drejtat e tyre, çfarë hapa të ndërmerren në rast ndonjë problemi, cilat janë normat ligjore në rastet e ndryshme.
"Anketimet tregojnë, se konsumatorët bullgarë kohët e fundit janë shumë mirë të orientuar përsa u përket të drejtave të tyre – thekson Dimitër Margaritov, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. – Më se gjysma e të anketuarve i dinë të drejtat e tyre kryesore. Më e lartë është përqindja e njerëzve të cilët thonë se në se të drejtat e tyre si konsumatorë janë të kërcënuara ose të shkelura, janë gati të kërkojnë mbrojtje."
Cilat janë shkeljet më të shpeshta? Konsumatorët kanë vështirësi duke blerë sende të ndryshme, teknikë shtëpiake, pajisje komunikimi. Kur këto sende shfaqin ndonjë defekt në afatin e garancisë njerëzit ankohen nga komunikimi jo i mirë në riparimin ose ndërrimin e sendit si dhe nga reagimi i tregtarëve.
"Një grup tjetër shkeljesh kanë të bëjnë me fushatat e ndryshme të promovimit, të zbritjes së çmimeve, të së premtes së zezë – vazhdon Dimitër Margaritov. – Në kuadrin e tyre marrim ankesa, se ngandonjëherë përqindjet e shpallura nuk janë korrekte. Patëm raste, kur gjatë kontrollimeve të platformave online dhe të tregtisë elektronike zbuluam se mallrat nuk shiten me çmimin e shpallur. Ato janë shkelje serioze për të cilat Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ndjek dhe vendos sanksione."
Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve përveç si organ kontrollues i objekteve tregtare, dyqaneve online, objekteve turistike, punon edhe për të parandaluar praktikat jo luajale tregtare:
"Para disa vitesh zbuluam, se një efekt pozitiv ka edhe puna me tregtarët. Doli që jo të gjithë i dinë rregullat në fuqi nga ku lindet edhe problemi për mosrespektimin e tyre – shpjegon Dimitër Margaritov. – Dhe kur krahas punës kontrolluese ka edhe parandalim, fushata për informim, atëherë edhe vet tregtarët bëhen më të informuar, që këtu edhe konsumatorët janë më të mbrojtur."
Për shkak të koronavirusit anulohen takimet e planifikuara me konsumatorët në mbarë vendin. Në këto takime nga specialistët e komisionit secili mund të dëgjojë këshilla të dobishme.
"Prandaj nëpërmjet nismave online do të bëjmë ashtu që të shënojmë Ditën e Konsumatorëve. Njerëzit interesohen sesi të planifikojnë udhëtime sidomos në zonat me rrezik të rritur. Do t’u sigurojmë mundësi konsumatorëve të na gjejnë shpejt dhe lehtë, kur dëshirojnë ndonjë këshillë ose duan të japin ndonjë sinjal. Mendoj se kështu në mënyrë më të dobishme do të shënojmë Ditën e Konsumatorëve" – tha në përfundim kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve Dimitër Margaritov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..