Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kafka proto-bullgare, të përzgjatura si ato të faraonëve, ka në Muzeun e Historisë së Mjekësisë në qytetin Varna

Gjatë vitit 1858 mirëbërësja e madhe Paraskeva Nikolau i la si trashëgimi qytetit të saj të Lindjes Varna 25 mijë rubla të argjendta për “një shtëpi për vizita të të sëmurëve, të jetimëve, të njerëzve shumë të moshuar dhe të privuar nga mendja”. Në sajë të kauzës së saj filantropike një dekadë më vonë është ndërtuar spitali i parë “dhurues” tek ne. Në ndërtesën madhështore me pamje nga deti sot gjendet Muzeu i vetëm në Ballkan për historinë e mjekësisë.

Ideja për krijimin e muzeut-mbrojtës të praktikave shëruese nga parahistoria deri në ditët tona nëpër tokat bullgare, përkon me jubileun njëqindvjeçar të spitalit “dhurues”. Jo rastësisht për një shtëpi të tij të ardhshme është zgjedhur godina, e ngritur sipas vullnetit të Paraskeva Nikolau. Muzeu hapi dyer gjatë vitit 1985 dhe për një periudhë të shkurtër kohe arriti të mbledhë një koleksion të pasur me instrumente, dokumentacion dhe gërmime arkeologjike.

Muzeu i Historisë së Mjekësisë disponon një koleksion të jashtëzakonshëm paleoantropologjie për shkak të nekropolit nga periudha e bakrit /e njohur si periudha e kalkolitit / të zbuluar në rajonin e liqenit të Varnës. Janë treguar lloje të ndryshme  varrimesh , si dhe mbeturina kockash, nga të cilat gjykohet për gjendjen shëndetësore dhe sëmundjet e njeriut të lashtë. Një kureshtje të madhe shkakton kafka e një burri të ri, të deformuar nga shfaqjet e tuberkulozit kockor-mbase ai ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe rrëzime, me të cilat i ka trembur njerëzit e tjerë. Dhe me qenë se mbeturinat e tij janë gjendur shumë të dërmuara, shkencëtarët supozojnë se kjo është hakmarrja “post mortem” kundrejt këtij njeriu të frikshëm.

Një gjetje tjetër e shënuar nga lashtësia është e zbuluar në një varr masiv me akoma 60 skelete.

Një pjesë e madhe nga skeletet kanë deformime artificiale të kafkës, me qenë se pas lindjes në kokat e tyre janë vendosur shirita të posaçme, që të mund të krijohet zgjatja e tyre - tregon docentja Klara Dokova nga Universiteti Mjekësor në qytetin Varna. Kjo ka qenë karakteristike për faraonët egjiptianë, por është takuar dhe tek proto-bullgarët. Supozohet se njerëzit e varrosur në këtë varrë masiv nuk kanë qenë njerëz të zakonshëm - mbase ata kanë qenë trashëgimtarët e një fisi të njëjtë, me një status shumë të lartë shoqëror. Një zbulim tjetër shumë interesant përbën kafka me një hapje trepanacioni nga periudha e shekujve të 9-10. Intervenime të tilla me paramendim janë bërë tek njerëzit me sëmundje psikike me qëllim shërimi. Duket se njeriu ka qenë i operuar dhe pas kësaj ka jetuar gjatë, që të mund të arrihen procese të rigjeneruara të kockave dhe një hapje /vrimë/ me skaje të lëmuara. Kurse kjo flet se mjekësia ka qenë e zhvilluar në ato kohëra të largëta”.

Mjekësia popullore po kështu merr pjesë në ekspozitë me ilustrime njohëse për bimët dhe për metodat e shërimit, të përdorura nga priftërinjtë, nga mjekët popullorë dhe njerëzit e zakonshëm.

Koleksioni përfshin periudhën e Mesjetës dhe të Rilindjes dhe në të janë prezantuar praktika, të cilat janë karakteristike për të ashtuquajturën mjekësi të kishave dhe të manastireve - thotë akoma docentja Kllara Dokova. Në disa nga vitrinat janë treguar ikona të shenjtorëve shërues si Shën Marina, Shën Ana, Shenjtorët Kozma dhe Damjan. Një vend i konsiderueshëm i është kushtuar dhe nderimit të treguar ndaj Shën Joanit të Rillës (një vetmitar, shërues dhe mbrojtës qiellor si dhe përkrahës i popullit bullgar). Janë eksponuar po kështu sende, të lidhura me hedhjen e plumbit dhe me gjakderdhjen, amulete për shëndet dhe për mallkime. Vizituesit mund të mësojnë  dhe fakte të dobishme për rolin e bimëve në shërimin e sëmundjeve. Një eksponat i cili e tërheq vëmendjen është kompleti i parë homeopatik që nga fillimi i shekullit të 19, i cili dëshmon se homeopatia e cila është shumë mirë e njohur sot është një praktikë e njohur mirë që përpara mbi 100 vjetëve nëpër tokat tona”.

Eksponatet të cilat afrohen deri në kohën e sotme, janë treguar në një sallë të veçantë. Në të mund të shikohen lloje të ndryshme instrumentesh, karrige gjinekologjie dhe stomatologjike, rëntgen nga vitet 50 të shekullit të kaluar, një rikrijim i një farmacie nga fundi i shekullit të 19 dhe i një kabineti mjekësor nga fillimi i shekullit të 20 me byronë e profesorit Paraskev Stojanov, themeluesi i kirurgjisë tek ne. Shumë kureshtar është dhe koleksioni me prezervativ prej zorrëve të trasha të derrit, të prodhuar në qytetin Jamboll në fillim të shekullit të kaluar.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD