Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pas masave më të rrepta kundër përhapjes së COVID-19

Foto: Bashkia e qytetit Vidin

Pas masave më të rrepta kundër përhapjes së COVID-19 të vendosura në Bullgari nga ora 00.00 më 21 mars në rrugët e hyrjes dhe daljes nga qytetet e mëdha u formuan rreshta të mëdha. Policia kontrollon dokumentet e të gjithë shoferëve.
342 turistë anglezë braktisën qytetin Bansko ditët e fundit pasi në pushimoren skiatore në malin Pirin u vendos karantina. Autobusët u siguruan nga Ambasada Britanike në Bullgari dhe u shoqëruan nga policia deri në aeroport. Afro 50 anglezë mbeten në banesat e tyre në pushimore, disa prej të cilëve janë nën karantinë shtëpiake.  
Në Bankso mbetën edhe shtetas rusë të cilët kanë apartamente aty. Të gjithët janë të informuar dhe respektojnë udhëzimet dhe ndalesat.
Nëpërmjet fushatës bamirëse “Për të Mirën kundër #bgcovid-19” u blenë tri aparate për frymëmarrje. Dy tashmë janë në Spitalin e Ndihmës Urgjente “Pirigov” në Sofje. Aparati i tretë do t’i dorëzohet ditën e hëne më 23 mars Spitalit “Shën Gjergji” në qytetin Pllovdiv.
Në sfondin e mungesës së maskave mbrojtëse ose të shitjes së tyre me çmime të rritura në rrjetin e farmacive, bashkia e qytetit Levski në Bullgari Veriore mori vendim të qepen maska për përdorim të shumëfishtë dhe me to të furnizohet falas tërë popullsia e këtij vendbanimi e cila është 20 mijë veta. 

Ministria e Zhvillimit Regjional do të vendosë pezullimin e përkohshëm të projekteve të programeve për bashkëpunim transkufitar me Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Klube të vrapimit amator drejtuan apel qeverisë dhe shtabit të krizës të lejojnë sportin individual në të hapur në respektim të masave të domosdoshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të jetë me diell deri në mesditë të së shtunës . Pas mesditës do të ketë vranësira dhe deri në mesnatë në shumë vende do të ketë reshje shiu të shkurtër por intensiv me bubullima. Në veriperëndim ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-19 7.45.MD

Do të blejmë pajisje për dy helikopterë të tjerë zjarrfikës, vendosi Këshilli i Sigurimit

Qeveria po punon për të shkurtuar maksimalisht afatet e dëmshpërblimit për të dëmtuarit e zjarreve të ditëve të fundit në vend. Të gjithë të prekurit nga zjarri mund të marrin deri në 1578 leva për nevoja emergjente nga Agjencia e Ndihmës Sociale. Kjo..

botuar më 24-07-19 6.28.MD