Organizatorët e fushatës “Bullgaria për Bullgarinë” i dërguan një letër falënderimi Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për “përkrahjen e shpejtë dhe kategorike”. “Me ndihmën tuaj për disa orë u grumbulluan mjetet për blerjen e aparateve të frymëmarrjes për spitalin “Aleksandrovska”. Pjesëmarrja juaj ndihmoi për popullarizimin e kauzës dhe për grumbullimin e shpejtë të shumës nga dhuruesit individualë dhe korporativë”, thuhet në letër. Kështu deri në orën 13.00 të datës 23 mars në sistemin e platformës helpcarma u grumbulluan 144 802 euro. Shuma do të transferohet direkt në spitalin “Aleksandrovska” për blerjen e aparateve dhe gjithçkaje të nevojshme për funksionimin e tyre, siç u shpall në kushtet e fushatës, thuhet në letër.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..