Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nën 1 për qind janë hotelet që punojnë në Bullgari

Nikolina Angellkova
Foto: BGNES

Gjendja në turizëm është jashtëzakonisht e rëndë, tha ministrja e turizmit Nikolina Angellkova. Për herë të parë ky sektor bie në një krizë të tillë pa precedent në përmasë botërore. Fluturimet ajrore nuk realizohen, punojnë vetëm hotelet në se respektojnë masa të rrepta për dezinfektim, edhe room service pothuajse nuk funksionon. Sipas të dhënave të fundit te data 25 mars në hotelet e mbarë vendit flenë 1025 veta, gjë që është pak më se zero për qind në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Do të vazhdojmë të punojnë sipas direktivës së BE-së me bono dhe shpresojmë që konsumatorët të marrin bono deri në 24 muaj, shtoi ministrja Angellkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 majin

E marta do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht në zonat malore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga jug-jugperëndimi, e cila në fushën e Danubit do të zhvendoset..

botuar më 24-05-06 6.40.MD

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

Avionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e..

botuar më 24-05-06 4.03.MD

Dita e trimërisë u festua me bekim të flamujve të betejës

Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua..

botuar më 24-05-06 12.31.MD