Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria siguron 30 mln euro në përkrahje të personelit shëndetësor

Л
Foto: EPA/BGNES

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshje në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”, me të cilën 30,68 mln. euro (60 mln. leva) prej fondeve të programit do të përdoren në përkrahje të personelit mjekësor dhe jomjekësor, i cili merret drejtpërsëdrejti me rastet e koronavirusit në Bullgari.

Mjetet do të sigurojnë shtesë mbi pagën e 14 mijë nëpunësve, të cilët do të marrin 511 euro (1000 leva) më shumë me rogën e tyre për muajin mars.

Është planifikuar dhe blerja e pajisjeve mbrojtëse (personale dhe kolektive), të cilat do të përdoren për parandalimin e infektimit të personelit me COVID-19.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD

Zjarret në vend janë afro 200 në ditë

Që nga fillimi i muajit ka pasur afro 200 zjarre në ditë. Sipas kryekomisarit Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës”, trendi i rritjes së incidenteve vazhdon dhe faktori kryesor janë..

botuar më 24-06-25 5.04.MD