Bulgaria evakuoi 39 bullgarë, 9 rumunë dhe 2 hungarezë nga India. Fluturimi i aviokompanisë BHR Nga Delhi është pjesë e sistemit mbarevropian të evakuimit. Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva e falënderoi homologun e vet indian Subrahmanjan Xhajshankar. Ajo kërkoi leje për akoma një fluturim të BHR nga Delhi, me të cilin të kthehen shtetas të Bullgarisë, Belgjikës, Spanjës, Finlandës, Kroacisë, Sllovenisë, Portugalisë, Greqisë, Polonisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Koordinimi i fluturimeve realizohet nga ambasadorja bullgare në Delhi Eleonora Dimitrova. Nga aeroporti “Denpasar” në Ishullin Bali për në Frankfurt u realizua një fluturim evakuimi i BE-së. Në bordin e avionit k dhe një grup turistësh bullgar.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..