Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon 30 000 teste PCR nga Koreja e Jugut

Foto: AP/BTA

Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in. Presidenti i Koresë së Jugut ka deklaruar se Seuli ka rritur kontrollin e shpejt të qytetarëve me testet PCR që të zbulohet sa më shpejt virusi dhe të kufizohet përhapja e tij. Qeveria bullgare ka shfaqur interes për blerjen e 30 mijë PCR testeve në muaj nga Republika e Koresë. Pritet përgjigja e Presidentit Moon Jae-in se sa teste dhe kur do të dërgohen në Bullgari. Dy burrat e shtetit kanë rënë dakord se Bullgaria dhe Koreja aplikojnë masa të njëjta për izolim fizik dhe profilaksi, të cilat tani për tani janë shumë adekuate.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell, pas drekës në disa rajone do të jetë me vranësira grumbulluese. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet..

botuar më 24-07-05 7.05.MD

Hungaria i bëri thirrje BE-së të dërgojë roje kufitare në kufijtë e Bullgarisë dhe Greqisë

Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë të Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë është një çështje shumë e rëndësishme. Dëshirojmë që deri në..

botuar më 24-07-05 6.29.MD
Dimitër Gllavçev

Ne ofrojmë 80 milionë euro për Ukrainën, por do t'i japim nëse parlamenti e miraton

Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..

botuar më 24-07-05 3.37.MD