Më 11 prill Klubi i futbollit “Levski” bashkë ne ESL – një nga kompanitë më të mëdha për sporte elektronike në botë, fillon e-turneun e parë në Bullgari për të përcaktuar lojtarët më të mirë në FIFA20ndër tifozët e klubit.
Dy fituesit zyrtarisht do të bëhen pjesë e skuadrës së klubit të futbollit në “e-sports”. Projekti është frymëzuar nga dëshira e klubit për të bashkëpunuar sa mi mirë me “kapitalin e vet më të vlefshëm” – publiku. Në kohën kur nuk mund të jemi në stadium, mund të vazhdojmë të fitojmë ndeshje dhe jashtë fushës së futbollit, janë të bindur nga “Leski”.
Turneu, i cili do të transmetohet online, është hapur për regjistrime në sajtin e klubit: esl.gg/levskisofia-goes-esports.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..