Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendpushimi Sllënçev Brjag ka potencial në mjekimin e sëmundjeve të mushkërive

Sllënçev Brjag (Bregu Diellor)
Foto: wikipedia.org

Në një letër drejtuar Ministrisë së Turizmit nga Asociacioni Bullgar i Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve insistojnë që kompleksi për pushime “Slënçev Brjag” (Sunny Beach)  në bregdetin bullgar të reklamohet si vend i përshtatshëm për mjekimin e njerëzve me sëmundje të mushkërive. Sot ky vendpushim është më i njohur si destinacion për argëtim për të rinjtë me shumë lokale dhe klube nate, por para 60 vjetëve ai është krijuar si vendpushim balnear, kujtojnë nga Asociacioni.

Ndërkohë nga Instituti për analiza dhe vlerësime në turizëm kanë llogaritur se humbjet për sektorin e turizmit për muajin mars janë me vlerë 25 mln. euro, kurse parashikimet për muajin prill janë për humbje prej 33 mln. eurosh. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD
Ilva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson është optimiste për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.

Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..

botuar më 24-11-22 10.39.PD