Tani për tani Ministria e Financave nuk do të ulë pagat buxhetore, deklaroi në Parlament Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Nuk parashikohet edhe shkurtim i personelit, por do të ketë atestim të nëpunësve në strukturat buxhetore. Sipas skenarit më të mundshëm mund të imponohen masa suplementare për kufizimin e shpenzimeve. Po të ketë nevojë do ta propozojmë, tha Ministri Goranov. Nxënësit do të marrin pagat e tyre të plota në qoftë se kanë të paktën pesë orë të plota të pune në ditë dh 25 orë pune në javë, vuri në dukje Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..