Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion mobil do të grumbullojë të dhëna për gjendjen shëndetësore të qytetarëve

Foto: BGNES

Në një briefing në Këshillin e Ministrave u prezantua një sistem informativ kombëtar për luftimin e COVID-19. Ai do ta lehtësojë punën e Shtabit Operativ Kombëtar, institucionet shëndetësore dhe aksesin tek informacioni. Nëpërmjet tij qytetarët do të mund të japin informacion për gjendjen e tyre shëndetësore si dhe të informohen për përhapjen e sëmundjes në vend dhe në rajonet e veçanta. Sistemi siguron kontakte me mjekë të ndryshëm, bashki, inspektorate të ndryshme regjionale, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), vullnetarë etj.

Në aplikacion tashmë janë regjistruar personat e sëmurë dhe ata në karantinë, të cilët i kontrollon MPB-ja. Së shpejti aplikacioni mobil do të mund të shkarkohet nga interneti nga çdonjëri.

Sistemi është krijuar në bazë të një software për analiza, i cili është përdorur në aplikacione mobile në Singapor, Itali, Korenë e Jugut dhe Tajvan.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD