Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Niveli i të sëmurëve nga Covid-19 u pezullua në krahasim me ditën e mëparshme

Снимката е илюстративна
Foto: Pixabay

Shtabi Operativ Kombëtar për Covid-19 njoftoi në orën 08.00, orë lokale, se brenda 24 orëve të fundit u zbuluan 16 raste të reja të sëmundjes nga 496 teste të realizuara. U hospitalizuan 6 veta. Numri  i përgjithshëm i të sëmurëve bëhet 581. Kështu më 8 prill rritja e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve në krahasim me ditën e mëparshme, 7 prill, është 2.8 për qind. Vetëm për krahasim më 7 prill rritja ishte 4.6 për qind në krahasim me 6 prillin. Nuk ka krahina të reja të prekura. Rastet e reja janë në qytetet Sofje – 11, Stara Zagora – 3, Kërxhali -  1, Pllovdiv – 1. Personeli i infektuar mjekësor është 32 veta, ose 5.5 për qind nga të gjithë të sëmurët. U shëruan 42 veta. Të  vdekurit janë 23 ose 3.9 për qind me moshë mesatare 65 vjeç.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD
Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD