Prodhuesit bullgarë të drithërave janë të shqetësuar për prodhimin e tyre sepse ai gjen treg kryesisht jashtë shtetit. Dhe në se epidemia e COVID-19 do zmadhohet, kjo mund të bëhet pengesë që rendimentet e sivjetshëm të drithërave të eksportohen deri te klientët e tyre në botë.
Sigurimi i tregjeve, i sasisë së domosdoshme të drithërave me cilësi janë ndër prioritetet kryesore të prodhuesve bujqësorë edhe gjatë këtij viti megjithë kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e tha Cvetan Berberov kryetar i bashkimit trak të prodhuesve të drithërave para stacionit regjional Stara Zagora të Radios Kombëtare Bullgare. “Është fakt se gruri, elbi, kolza, luledielli janë kultura bujqësore të cilat eksportohen, sepse tregu bullgar është i vogël”, theksoi ai.
Fushata pranverore e mbjelljes së lulediellit, misrit dhe kulturave të tjera të vonshme filloi me ritme të mira dhe me kohë. Pritet që të mbjellat e grurit, elbit dhe kolzës të jenë në gjendje të mirë për shkak të reshjeve gjatë marsit. Megjithëkëtë shqetësimet më të mëdha muajit e ardhshëm do të jenë me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve kështu që të jenë në gjendje të plotësojnë detyrimet e tyre.
“Shqetësimi vjen nga fakti se secili është specialist në operacionet e veçanta dhe në se ndonjëri do të sëmuret atëherë duhet të ndryshohet tërë procesi i punës – thekson Cvetan Berberov. – Si prodhues dhe shtetas jemi për respektimin e rregullave dhe normave. Si kudo mbajmë maska, dezinfektojmë periodikisht dhe jemi të bindur, se izolimi social është varianti më i mirë. Por është e vështirë.”
Doli se për shkak të qëndrimit më të gjatë në shtëpi për arsye të izolimit social dhe karantinës, konsumimi i ushqimeve po shtohet, dhe duket një nevojë të madhe për perime dhe fruta. Kjo sipas specialistit duhet të japë orientime të reja të prodhuesve bujqësorë, ndërsa shteti të mendojë të ndihmojë prodhimin vendor.
Redaktor: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..