Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akoma 4 viktima të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, rritje e numrit të të infektuarve me 2.8%

Foto: BTA

Ditën e martë në orën 08.00 të mëngjesit Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar akoma 19 raste të reja të të infektuarve me koronairusin. 9 prej tyre janë vendosur në spital. Kështu numri i rasteve zyrtare të Covid-19 në Bullgari bëhet 695, ndërsa rritja në krahasim me ditën e hënë është 2.8%. Nuk ka rajon të ri të prekur nga virusi. Rastet aktive të pacientëve me koronavirus janë 581, ndërsa punonjësit mjekësorë me Covid-19 janë 37. Gjatë 24 orëve të fundit ka akoma 4 viktima të sëmundjes. Bashkë me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend bëhet 35. Tani për tani numri i të shëruarve është 81.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar zgjedhjet

 “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 tetor të këtij viti. Në të parën insistohet që vota të numërohet plotësisht dhe në të dytën –..

botuar më 24-11-14 2.01.MD

U betuan gjyqtarët e rinj kushtetues

Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues. Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë..

botuar më 24-11-14 12.51.MD

Punëdhënësit dhe sindikatat po diskutojnë mekanizmin për përcaktimin e punës minimale

Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..

botuar më 24-11-14 10.20.PD