Që nga muaji maj çmimi i gazit mund të ulet mbi 7%. Shkaku është ulja drastike e çmimit të naftës këto ditët e fundit dhe derivatet e saj në tregjet botërore. Llogaritjet e reja do të paraqiten më 1 maj, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. Së shpejti do të bëhet e qartë nëse dhe sa do të ulen çmimet e ngrohjes qendrore dhe të ujit të ngrohtë, si rezultat i uljes së çmimeve të gazit natyror.
Sipas marrëveshjes së lidhur para pak kohe midis “Bulgargaz” dhe furnizuesit rus “Gazpromeksport” çmimi i gazit natyror llogaritet çdo muaj sipas një formule të posaçme, që përfshin çmimet e gazit dhe të naftës të disa qendrave evropiane të gazit.Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..