Që nga muaji maj çmimi i gazit mund të ulet mbi 7%. Shkaku është ulja drastike e çmimit të naftës këto ditët e fundit dhe derivatet e saj në tregjet botërore. Llogaritjet e reja do të paraqiten më 1 maj, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. Së shpejti do të bëhet e qartë nëse dhe sa do të ulen çmimet e ngrohjes qendrore dhe të ujit të ngrohtë, si rezultat i uljes së çmimeve të gazit natyror.
Sipas marrëveshjes së lidhur para pak kohe midis “Bulgargaz” dhe furnizuesit rus “Gazpromeksport” çmimi i gazit natyror llogaritet çdo muaj sipas një formule të posaçme, që përfshin çmimet e gazit dhe të naftës të disa qendrave evropiane të gazit.Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...