Ditën e premte në orën 08.00 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 90 raste të reja të koronavirusit. Shumica prej tyre janë në Sofje – 29. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arriti 1171 veta. Rritja në krahasim me ditën e mëparshme është 8.3%. Rastet aktive në tërë vendin janë gjithsej 890. Ndër punonjësit mjekësorë ka 34 raste të reja, me të cilat numri i tyre total shkon në 121, ose 11% prej të gjithë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar akoma 3 pacientë dhe numri i tyre i përgjithshëm tashmë është 193 veta.
Ka akoma 2 të vdekur, me të cilët numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkon në 52, që është 4.4% e të gjitha rasteve.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..