Ditën e premte në orën 08.00 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 90 raste të reja të koronavirusit. Shumica prej tyre janë në Sofje – 29. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arriti 1171 veta. Rritja në krahasim me ditën e mëparshme është 8.3%. Rastet aktive në tërë vendin janë gjithsej 890. Ndër punonjësit mjekësorë ka 34 raste të reja, me të cilat numri i tyre total shkon në 121, ose 11% prej të gjithë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar akoma 3 pacientë dhe numri i tyre i përgjithshëm tashmë është 193 veta.
Ka akoma 2 të vdekur, me të cilët numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkon në 52, që është 4.4% e të gjitha rasteve.Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..