“Përshëndetje të gjithëve nga Qiproja e ngrohtë. Këtu moti është shumë i bukur dhe vërtetë është keq se jemi mbyllur në shtëpi, por duhet të jemi të disiplinuar deri në fund” –me këto fjalë filloi biseda me bashkatdhetarin tonë Dobrin Dobrev i cili që prej vitesh banon në Qipro, por nuk ka ndërprerë lidhjet e veta me mëmëdheun.Madje para disa muajsh incizoi për fondin e Radios Kombëtare Bullgare këngë të bukura folklorike. Siç dihet në këtë vend ka bullgarë që nga Mesjeta, megjithëse ata nuk ekzistojnë si grup i veçantë etnik. Sot bullgarët janë rreth 25 000, por sipas bashkëfolësit tonë numri i tyre vazhdimisht po ulet.
Dobrini është një këngëtar i talentuar bullgar, ka talent letrar – shkruan vargje, ese, tregime, ka libra të botuar. E ka kaluar fëmijërinë në Dobruxha. Më vonë ka qenë nxënës i Verka Siderovës, një prej “zërave të artë” të Bullgarisë, gjë që e ka ndryshuar jetën e tij. Me se merret në Qipro dhe çfarë masash u shpallën atje për shkak të epidemisë së koronavirusit:
“Mendoj se të gjithë në Qipro, me përjashtime të vogla, janë të disiplinuar dhe i respektojnë masat e shpallura nga qeveria. Përndryshegjoba është nga 300 deri në 400 euro. Dalim një herë në ditë për dy orë, pasi dërgojmë një mesazh telefonik.Punojnë ushqimoret dhe farmacitë. Ka fluturime çartër. Kishte një të tillë para disa ditësh deri në Bullgari, me bashkëpunimin e ambasadës sonë këtu.Çdonjëri, i cili kthehet në Qipro, shkon në vendet e caktuara për karantinën e detyrueshme 14 ditore, zakonisht në hotele. Kishte testim të të gjithë punonjësve në ushqimore, bukatorë dhe supermakreke.
Unë jam drejtor i një qendre informative në Limasol dhe pronar i një dyqani për ushqime bullgare. Për shkak të punës mirëmbaj kontakte me shumë bullgarë. Mund të them se ata ndihen mirë tani. Unë personalisht nuk kam dëgjuar për bullgarë të prekur nga koronavirusi. Shumë prej tyre thonë se duan të largohen përgjithmonë nga Qiproja, gjë që për mendimin tim është shumë bukur, sepse vendi i bullgarëve është në Bullgari. Gjatë festave të Pashkëve të gjitha kishat u mbyllën dhe liturgjitë transmetoheshin nga televizioni kombëtar.”
Dobrin Dobrev e shfrytëzon kohën e karantinës që të punojë mbi një repertor të tij të ri. Ka marrë ftesë nga Radioja Kombëtare Bullgare për të incizuar këngë të reja.
“Përveç kësaj lexoj libra, dëgjoj muzikë dhe kjo e mbush tërë botën time. Desha t’u urojë të gjithëve shëndet, optimizëm, kurajë dhe durim!
Në përfundim do të them se sot këngëtarja e madhe e Dobruxhës, mësuesja ime e shtrenjtë Verka Siderova mbush 94 vjeç. Le të jetë shëndosh e mirë! Le të shijomë bukurinë e interpretimeve të saj të mrekullueshme, të cilat ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe gëzojnë adhuruesit e saj të shumtë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES dhe arkiv personalNë qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...