Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë identifikuar të gjithë pasagjerët e fluturimit Amsterdam – Sofje nga 26 prilli

Foto: Bulgaria Air

Në më pak se 24 orë të gjithë pasagjerët e fluturimit të aviokompanisë “Bulgaria Air” nga Amsterdami deri në Sofje, të realizuar nga 26 prilli, janë identifikuar, si dhe personat e kontaktuar, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar.

Kërkimi filloi pasi u konstatua se 3 nga gjithsej 95 pasagjerët në bord kanë pasur Covid-19. Shoferi i taksisë i cili i ka transportuar të infektuarit deri në fshatin në rrethin e Haskovos, Bullgari Qendrore Jugore, ku ata banojnë, është vendosur në karantinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD