Po vazhdon puna mbi projektet e centralit atomik “Belene” dhe “Rryma Ballkanike”, megjithë pandeminë e Covid-19. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ajo vuri në dukje se realizimi i dy projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e gazit natyror – “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari, po vazhdon duke u respektuar të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket projektit për centralin e dytë atomik bullgar – “Belene”, pesë kompanitë nga lista e shkurtër e kandidatëve kanë firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. U është dërguar një Memorandum Informativ me informacion bazë për projektin, që të mund t’i përgatisin ofertat e veta.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..