Po vazhdon puna mbi projektet e centralit atomik “Belene” dhe “Rryma Ballkanike”, megjithë pandeminë e Covid-19. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ajo vuri në dukje se realizimi i dy projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e gazit natyror – “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari, po vazhdon duke u respektuar të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket projektit për centralin e dytë atomik bullgar – “Belene”, pesë kompanitë nga lista e shkurtër e kandidatëve kanë firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. U është dërguar një Memorandum Informativ me informacion bazë për projektin, që të mund t’i përgatisin ofertat e veta.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..