Sot festojmë Ditën e Shën Gjergji Fitimprurësit, por ky është shkas të shikojmë në vetveten – me sa e mbrojmë besimin tonë, me sa jemi vetëmohues në emrin e parimeve tona, me sa jemi të guximshëm që t’i deklarojmë me zë të lartë. A kemi nevojë për takim me vetveten?
Një ushtar i ri e ka fituar perandorin romak Dioklecian – jo me armë, por me flijim, duke e sakrifikuar jetën e vet në emrin e Zotit. Në shikim të parë Shën Gjergji ka pasur gjithçka për të cilën synojmë sot – pozita të mira në shoqëri, post i lartë, respekt, pasuri. Megjithatë ai i ka hedhur poshtë në emrin e së vërtetës për Krishtin e ringjallur, i cili është pararendësi i rrugës, drejtësisë dhe dashurisë.
“Vetëflijimi është çelësi magjik, i cili na hap derën – thotë dr. Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për Iniciativat Arsimore “Dveri”. – Nuk është sekret se sot kemi qëllim të arrijmë sa më shumë me një çmim sa më të ulët. Por në qoftë se nuk besojmë në kauzën tonë dhe në sakrificën tonë ne nuk mund të arrijmë asgjë dhe këtë e ripohon jeta e çdo një shenjtori. Atëherë gjithçka do të jetë pa kuptim, në qoftë se njeriu nuk e ndien dhimbjen e sakrificës në emrin e idealit të vet.”
Shën Gjergji e ka pasur takimin e vet personal me Zotin, prandaj e ka mbrojtur në një mënyrë kaq kategorike të vërtetën, duke i duruar të gjitha torturat. Në ditët e sotme njeriu nuk mendon se Zoti kërkon nga ne një sakrificë të tillë, por të paktën mund t’ia bëjmë vetes pyetjen për se meriton të dalim nga zona e rehatisë.
“Çdonjëri prej nesh ndien dhimbje për ndonjë padrejtësi – vazhdon Zllatina Karavëllçeva. – Në qoftë se ka diçka që na rëndon kaq shumë në ndërgjegje, atëherë nuk është mirë të heshtim. Në qoftë se rreth nesh ka padrejtësi, ndërgjegjja jonë e shtypur shndërrohet në një bombë me plasje të vonuar dhe ajo herët ose vonë do të shpërthejë brenda nesh. Prandaj përfundimi kryesor që mund të bëjmë është të mos e shtypin ndërgjegjen tonë, por të gjejmë fuqi, që ta fitojmë frikën. “
E vërteta është se ne shpeshherë kemi frikë për t’u dhënë dorë atyre, të cilët vuajnë padrejtësisht. Preferojmë të indinjohemi në rrjetet sociale në vend që të ndihmojmë, gjë për të cilën nganjëherë kërkohen jo pak përpjekje dhe guxim.
“Kur shoqëria nuk jeton në kohëra kritike, atëherë njerëzit zhyten në problemet e tyre prozaike – thotë Zllatina Karavëllçeva. – Epidemia e sotme është një sprovë për njerëzimin dhe nga sjellja jonë në këtë situatë të vështirë shihen fitoret tona të vogla që i kemi pasur në kohën e qetë. Dhe në qoftë se ne nuk jemi heronj në jetën tonë të përditshme, në qoftë se nuk i kemi arritur fitoret tona të vogla në betejën me vetveten, me egoizmin tonë, nuk do të mund të dalim fitues në betejën e madhe të jetës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..