Frika e njerëzve nga virusi i ri vazhdon të ulet. Masat kundër koronavirusit sipas të anketuarve nga agjencia “Gallup International” janë të mjaftueshme (kështu mendojnë 55% prej tyre). Vazhdojnë shqetësimet e lidhura me të ardhurat, por ato nuk janë aq intensive. Sipas 32% prej bullgarëve masat e qeverisë janë të tepruara (këtu ka rritje 15%). 56% prej të anketuarve mendojnë se Covid-19 është i rrezikshëm, por jo më i rrezikshëm se një grip me simptoma të rënda.
Bullgarët vazhdojnë të pranojnë pozitivisht veprimet e autoriteteve. Përkrahja për punën e kryeministrit Bojko Borisov është 55%, kurse 46% mendojnë se masat ekonomike dhe ndihma shtetërore për ekonominë dhe bizneset janë të pamjaftueshme.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..