Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do ta normalizojmë jetën tonë, pavarësisht nga frika e cila e mposhti jetën tonë të përditshme

Foto: BGNES

Burgu social, në të cilin për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme u mbyll jeta jonë, nxori në pah frika primitive. Mes tyre, frika më e fortë është ajo nga vdekja.

Duke dalë jashtë, ne tanimë nuk shikojmë pamje të njohura - njerëzit e ulur mbi stolat në park, njerëzit të cilët pinë kafe nëpër lokalet e hapura janë më pak se sa më parë, të rinjtë të cilët kalojnë me skuter pothuajse mungojnë. Përveç kësaj në ajër vërtitet një kërcënim i padukshëm me emrin e panjohur Covid-19. E gjithë kjo atmosferë zgjon tek ne frikët tona kryesore dhe primitive, mendon psikoterapeutja Detelina Stamenova.

 “Një rol të madh mbase do të ketë fakti sesa kohë do të zgjasë situata e pandemisë, sa veta do të infektohen dhe sa prej tyre do të kenë pasoja më serioze nga sëmundja - thotë specialistja përpara Radios Kombëtare Bullgare. - Por, nuk mendoj  se kjo do të çojë deri në një largim grandioz dhe një distancë sociale, sepse që të gjithë ne do të mund të avancojmë me përqafimet dhe afërsinë - të shpresojmë në një kohë sa më të afërt. Prapë së prapi të mos të harrojmë se qëndrimi dhe ndenja në shtëpi  është me qëllim të mund të lehtësojmë sistemin shëndetësor, që të mund të ketë më pak njerëz të vdekur”.

Sipas Antoaneta Hristovës nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe të Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave njerëzit shfaqin arsye të shëndosh sa i përket kësaj sesi e llogarisin rrezikun të infektohen me koronavirusin. Që të mund të përballojnë situatën, pjesa më e madhe prej tyre përdorin të ashtuquajturin optimizëm naiv, tregon një studim i sjelljes dhe i orientimeve në kohën e epidemisë.

“Nga njëra anë vlerësohet fakti se ne jemi në periudhë të infektimit - thotë psikologja Antoaneta Hristova përpara Stacionit Regjional të Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Vidin. - Sa i përket shqetësimit, psikika jonë tregon një shkallë të lartë të mobilizimit dhe ka vënë në veprim të gjitha mekanizmat e ndërgjegjes, që të mund ta pranojmë ditën tonë të përditshme të tillë siç është- e ndryshme, me stereotipa të ndryshuar.  E pamë se, shumë nga gjërat të cilat i kemi vlerësuar në të kaluarën, nuk na duhen më ,kurse çdo një ndryshim i tillë i ngjashëm më i thellë është një stres shumë serioz për psikikën.”

Për stresinzakonisht ka shkaqe konkrete. Milena Borisova nga qyteti Vidin më tepër ka frikë sesi do të mbijetojë, pa punuar.

 “Mbeta pa para dhe u regjistrova në bursën e të papunëve - thotë ajo. - 12 veta jemi të hequr nga puna nga firma, sepse shefi ynë nuk është dakord me skemën 60:40. Burri im po kështu nuk punon, as që nuk kemi dhe para të vëna mënjanë. Është një situatë e tmerrshme.”

Ivajllo Aleksandrov nga qyteti Llom e konsideron veten si një optimist, pavarësisht se gjendet në leje të detyruar. Nga ana psikike ai e përballon shumë mirë situatën duke ushtruar hobin e tij – punimin e lëkurave.

“Kur je vetëm në shtëpi dhe vazhdimisht vërtitesh nëpër apartamentin e vogël, mund te biesh në depresion - thekson ai. Mediat  e shtojnë frikën. Duhet të flitet, por në mënyrë më të matur, sepse asnjë nuk e di sesi të reagojë në këtë situatë. Ky është një shok për të gjithë botën. “

Në këtë moment po përjetojmë diçka, e cila mund më tepër të përcaktohet si një melankoli, mendon akoma Detelina Stamenova. Ne vuajmë për jetën tonë, të tillë siç ka qenë vetëm përpara disa javëve të numëruara - tanimë nuk mund të shkojmë aty ku duam, nuk mund të bëjmë plane. “Kjo pasiguri, të cilën e ndiejnë njerëzit është për shkak të tundjes së themeleve të shoqërisë, e cila ka ndryshuar vetëm për ditë të numëruara”, shton psikoterapeutja.

Detelina Stamenova këshillon që të kthehemi drejt kohës pas pandemisë së madhe të gripit, e cila ka vërshuar në fund të Luftës së Parë Botërore. “Duke parë sesi njerëzit përsëri kanë qëndruar nëpër kafe, pavarësisht nga viktimat e shumta, sesi përsëri kanë shkruar libra, sesi përsëri kanë pikturuar piktura - e gjithë kjo më jep bindje, se do të vijë normalizimi”, bën konkluzion ajo.


Përpiloi: Diana Cankova (sipas materialeve të Aleksandra Ilievës-Radio Sofja dhe Jordanka Petrova - BNR-Vidin)

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD