Ministri i financave Vlladisllav Goranov nguli këmbë që afaristi Vasill Bozhkov të paguajë borxhin e vet ndaj shtetit me përmasë 700 mln leva (359 mln euro) nga taksa të papaguara. Ai bëri të ditur se “bosi i lojërave të fatit”, i cili ka 11 akuza në Bullgari, përfshi këtu dhe akuza për tregti me ndikim dhe për pronësi të paligjshme të pasurive kulturore, është bullgari i radhës i cili fshihet nga drejtësia.
“Të gjitha kontaktet e mia sa i përket këtij biznesi kanë qenë personalisht me Goranovin dhe kam shumë prova për këtë” – deklaroi nga Dubai Bozhkovi në një intervistë për televizionin BTV. Ai i bëri thirrje Goranovit për të zbatuar premtimin e tij dhe të japë dorëheqje, në qoftë se vërtetohet se ai ka pasur informacion për kursimin e miliona tatimeve nga lojërat e fatit.
Bozhkovi shpalli se tashmë është i çliruar, pasi më herët ishte kapur me kërkesë të autoriteteve bullgare, por askush nga prokuroria nuk e ka kërkuar.Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..
Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..
Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%,..